Gjirokastër, 20 banesa notojnë në ujë

Aktualitet
299
0
sample-ad

Katet e para të 20 banesave në lagjen”Cfakë” të Gjirokastrës janë mbushur me ujin e reshjeve të shiut. Tereni malor ku ndodhen banesat, vërshimi i ujrave nga të gjitha drejtimet dhe mosmarrja e masave mbrojtëse janë arsyeja kryesore e situatës kaotike të krijuar në këto banesa. Edhe pse familjarët bëjnë të pamundurën për largimin e ujrave nga banesat sërish dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas tyre janë dëmtuar thuajse të gjitha pajisjet elektronike, suvatë e mureve dhe orenditë e pajsije të tjera të cilat vështirë se mund të jenë sërish funksionale. Nëse vazhdojnë reshjet dhe nuk merren masa për disiplinimin e ujit atëherë vihet në pikëpytje edhe egzistenca e banesave, pasi gryerjet e tokës janë një proces i pandalshëm. Banorët të frikësuar sidomos gjatë orëve të natës kanë kërkuar ndihmën e bashkisë për të mundësuar vënien e ujrave nën kontroll, ndërsa cdo vonesë në këtë drejtm mund të jetë me pasoja të rënda. Por në Gjirokastër nuk janë vetëm këto banesa që kërcënohen nga uji dhe reshjet, por edhe rrugë të ndryshme të zonës muzeale ku vec mureve anësore të rrëzuar, po rrëshqasin edhe dherat duke bërë që këto rrugë të bllokohen.

Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 8 =