Drejtori i spitalit vidhte energjinë elektrike

AktualitetSociale
301
0
sample-ad

Drejtori i Spitalit të Peqinit është arrestuar në flagrancë, për konsumin er veprës penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Policisë lokale sipas të cilave arrestimi i drejtorit 55-vjeçar, Dashamir Malkja, me profesionin mjek, është bërë ditën e sotme pas kontrollit të ushtruar nga ana e policisë dhe inspektoriatit të KESH-it, në banesën dhe biznesin e tij. Aksioni ka qenë në në kuadër të operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit. Gjatë kontrollit u konstatua se drejtori i spitalit të Peqinit,Malkja e vidhte energjinë elektrike nëpërmjet instalimit të një lidhjeje të paligjshme, të bërë në sahatin e energjisë dhe që furnuizonte shtëpinë, farmacinë dhe klinikën e tij dentare private. Paskëtij konstatimi drejtori Malkja u shoqëruar në komisariatin e policisë së Peqinit, ndërkohë që procedimi penal ndaj tij iu adresua Prokurorisë së rrethit për ndjekje të mëtejshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 7 =