Barcelona bën "manita" ndaj Espanjol, Messi i përgjigjet Ronaldos

Sport
250
0
sample-ad

Barcelona fiton derbin kundrejt skuadrës tjetër Eapanjoll. Skuadra katalanase, arriti një fitore të thell falë Lionel Mesit, që me magjinë e tij vendosi duelin me Espanjolin, me 3 gola e shumë spektakël.

 

Luis Enrike fitoi derbin e parë në stol, me një rezultat fantastik 5-1 e për më tepër me përmbysje. Espanjolin nuk e lejoi Mesi të thurte ëndrra të mëdha, pasi goli i Sergio Garcias në të 13-tën u barazua në minutën e fundit të pjesës së parë pas një veprimi fantastik të argjentinasit blaugrana. Ky ishte vetëm fillimi i magjisë së Lionel, që në të 50-tën shënoi një tjetër gol fantastik duke përmbysur shifrat për të tijtë.

Ndeshja tashmë kishte marrë drejtimin e duhur dhe Pique ngriti shifrat në 3-1 ndërsa Pedro Rodriguez në të 77-tën realizoi dhe golin e 4-1, përpara se sërish Mesi të vendoste të merrte topin e ndeshjes në shtëpi, me finalizimin e tij të tretë personal.

Një fitore 5-1 për Barcën që i dha një përgjigje suksesit të mëparshëm të Realit, ndërsa Messi nga ana e tij, duke qenë se jemi në prag të çmimit të “Topit të Artë” i dha një përgjigje personale, rivalit të tij Cristiano Ronaldo, që gjithashtu kishte realizuar 3 gola për los blancos.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 4 =

%d bloggers like this: