Besnik Hasi: Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj kombëtaren shqiptare

Sport
333
0
sample-ad

Trajneri i suksesshëm i Anderlechtit, Besnik Hasi, nuk e ka fshehur dëshirën për te drejtuar kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Ai e kishte këtë mundësi më herët, por e kishte refuzuar.

Besnik Hasi e kishte refuzuar postin e seleksionerit të kombëtares shqiptare para se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të arrinte  marrëveshje me strategun italian, Gianni de Biassi.

Por, trajneri aktual i ekipit mbretëror belg. Anderlecht, premton se do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare në të ardhmen. “Dëshira ime është që në karrierë të drejtoj Shqipërinë. Nuk është se nuk e kisha këtë mundësi. Thjesht e refuzova sepse drejtuesit e Anderlehtit nuk më lejuan të largohesha kur isha zëvendëstrajner. Gjithsesi, ka ende shumë kohë dhe shpresoj që aventurën një ditë ta bëj realitet edhe tek Shqipëria”, ka deklaruar Hasi për “Nieuwsblad.be”.

Ish-mesfushori kosovar Besnik Hasi ka treguar arsyet pse e refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll. Hasi në fund të 2011 ishte shumë afër të emërohej përzgjedhës i Shqipërisë, por presidenti i klubit më të madh belg, Anderlecht, Roger Vanden Stock, e bindi atë që të mbetet në këtë skuadër.

Hasi 43-vjeçar është duke kryer detyrën e trajnerit të parë te Anderlehti. Ai së fundi ka firmosur kontratë të re trevjeçare me njërën nga skuadrat më të famshme në histori të futbollit belg.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 2 =