Pyetet për 2 orë në Prokurori, ish-Guvernatori i BSH-së Ardian Fullani

AktualitetKryesore
288
0
sample-ad

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është pyetur nga Prokuroria për vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, për të cilën edhe u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

U pyetëm për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë dhe dhamë komentet përkatëse. Padiskutim që unë jam i pafajshëm”, deklaroi Fullani në një prononcim të shkurtër për mediat.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës, Maksim Haxhia, i pyetur për ndonjë koment lidhur më ngjarja theksoi bashkëpunimin e frytshëm me hetuesit.

Kjo ishte hera e dytë që Fullani paraqitej në Prokurorinë e Tiranës, për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve. Ish-drejtuesi i bankës qendrore ka ndenjur për rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë, ku mësohet se është pyetur nga prokurori Troci.

Këtë herë, ndryshe nga takimi i parë me hetuesit, Ardian Fullani mësohet se ka dhënë shpjegimet përkatëse për ngjarjen, duke bashkëpunuar me hetuesit.

Arsyeja me të cilën mbrohet Ardian Fullani, është shkaku se ishte vetë ai, që denoncoi vjedhjen e parave nga thesari i shtetit.

Mësohet se hetimet për ish-Guvernatorin e BSH-së, pritet të mbyllen  brenda muajit dhjetor, ku në fund të këtij muaji Fullani do të dalë i vetëm para gjykatës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − five =