Mund të rikthehet Baloteli tek Interi?

Sport
385
0
sample-ad

Sulmuesi i Liverpulit, Mario Baloteli, mësohet se ka pasur biseda telefonike me trajnerin e Interit, Roberto Mançinin lidhur me një rikthim të mundshëm të italianit në Serie A.

Italini ka dështuar të gjejë formën e tij të mirë që prej transferimit në Anfield nga skuadra e Milanit, duke realizuar vetëm dy gola gjatë këtij sezoni. Ndërsa përfaqësuesit e Balotelit kanë vazhduar të mohojnë spekulimet se 24-vjeçari mund të kthehet në Serie A, pavarësisht fjalëve se supermario ka pasur kontakte me ish-trajnerin e tij te Mançester Siti.

Mediat Britanike shkruajnë se dyshja ka biseduar në telefon dhe Mançini i ka thënë se dëshiron huazimin e tij në muajin janar me mundësinë e transferimit permanent gjatë verës. Baloteli ka munguar në javët e fundit dhe shkak është lëndimi gjurit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − sixteen =