Faturat e papaguara të energjisë 600 milionë euro nga 2007-ta

Ekonomi
531
0
sample-ad

Borxhet e pambledhura të kompanisë OSSH dikur CEZ ndaj konsumatorëve arrijnë vlerën e 71 miliatdë lekë ose rreth 600 milionë eurove në fund të 2013. Në këtë shumë, pjesën më të madhe të borxhit e zënë familjarët me shumë se 45 miliardë lekë. Kjo shumë llogaritet të jetë krijuar pas vitit 2007.

Banka Botërore si konsulent i qeverisë për energjinë ka vlerësuar këto gati pa shpresë arkëtimi, ndërkohë që një pjesë e këtij detyrimi është reflektuar në shpenzime. Kosto e krijuar nga borxhet është përballuar nga subvensionet buxhetore, të cilat janë marrë nga taksat e shqiptarëve. Cka do të thotë së në mënyrë të tërthortë këto detyrime janë shlyer, shkruan revista monitor.

Qeveria i ka vënë qytetarët shqiptarë të para detyrimit për të paguar borxhet e akumuluara të energjisë ose në rast të kundërt ndaj tyre do të pritet energjia elektrike dhe do të merret masa arrest me burg nëse tetohen të lidhen në mënyrë të paligjshme në rrjet.

Në kushtet aktuale konsumatorët e kanë të pamundur të gjenrojnë një shumë shtesë 600 milionë euro kundrejt faturave korrente të energjisë. Kjo për shkak se, sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë rreth 30 për qind e familjeve shqiptare tashmë kanë edhe borxhe të tjera. Për me tepër 50 për qind e këtyre detyrimeve janë marrë ne tregun informal krusisht lista ushqimesh në dyqane.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × four =