Gjyqi ndaj "Bandës së tritolit", tre të pandehur duan gjykim të shkurtuar

AktualitetKronike
230
0
sample-ad
Është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie, seanca e dytë gjyqësore ndaj së ashtuquajturës “Banda e tritolit”. Të akuzar janë vrasësi me pagesë Juljan Sinanaj dhe 6 të pandehur të tjerë Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj, Ilir Karçini dhe Genis Mëhillaj, ku ky i fundit është ende në kërkim nga drejtësia.

Ashty si në seancën e parë, edhe këtë radhë bisnesmeni Ilir Karçini nuk ka qenë prezent dhe ku përmes avokatit të tij mbrojtës ai së bashku me dy të pandehurit e tjerë Albin Mexhaj dhe Andon Mëhillaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Këta të tre të akuzuar kanë pranuar aktet, por jo akuzat. Por këtë rrugë nuk e kanë ndjekur të pandehurit e tjerë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.

Gjykata vendosi që për këtë seancë të shprehet më 10 dhjetor në seancën e rradhës për shkak të volumit të dosjes penale e cila sipas togave të zeza ky vendim kërkon kohë.

Të pranishëm në seancë ishin disa prej familjarëve të të pandehurve, ndërsa për Genis Mëhillajn i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar gjykata vendosi ta gjykojë atë në mungesë.

Dy kushërinjtë nga vlora Andon Mëhillaj e Genis Mëhillaj sipas prokurorisë rezultojnë të jenë ndërlidhësit e bandës së tritolit e cila ekzekutonte nëpërmjet vrasësist Julian Sinanaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − seven =