Pranga policit të burgut të Peqinit dhe punonjësit të OSHEE, për vjedhje energjie

AktualitetKryesore
232
0
sample-ad

Në prangat e policisë kanë rënë 5 persona, mes të cilëve një punonjës policie i burgut të Peqinit si dhe një punonjës i OSHEE-së në këtë qytet, gjatë aksionit për vjedhje të energjisë elektrike.

Në prangat e bluve ka rënë Fatos Malkja me detyrë punonjës policie në burgun e Peqinit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, i është zbuluar lidhje e paligjshme e energjisë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe abonentët familjarë Viktor Haxhiraj, Nexhat Dokja dhe Drita Kasemi të akuzuar për vjedhje të energjisë.

Policia e Peqinit ka arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, edhe Kujtim Çela me detyrë, punonjës i OSHEE. Sipas policisë, Çela ka favorizuar me faturat e energjisë, katër abonentët e mësipërm të cilët kishin bërë ndërhyrje në matës.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme. Ndërkaq, aksioni i OSHEE-së për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, vijon në të gjithë vendin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + three =