Barcelona do ndryshojë modelin e fanellës

Sport
250
0
sample-ad

Barcelona mund të bëjë një ndryshim të madh tek fanella e parë, për sezonin e ri. Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, gjiganti nga Camp Nou, do ta ndryshojë modelin e fanellës, për herë të parë në historinë 115-vjeçare të klubit.

Me titullin: “Revolucion në fanellën e re”, “Sport”, ka cituar burime brenda klubit duke thënë se dizajni i ri tashmë është aprovuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu, pasi është propozuar nga kompania e veshmbathjeve sportive Nike, gjatë një ngjarje në Camp Nou të hënën.

“Kompania që furnizon Barcelonën ka dashur të bëjë një dizajn revolucionar për shkak se shitjet kanë rënë në vitet e fundit dhe ky është i ndryshëm nga ai i deritashmi”, shkroi “Sport”.

Nga shiritat e zakonshëm vertikal, Barcelona pritet t’i ketë katër të tillë në formën horizontale, për herë të parë në histori të klubit. Po ashtu, pjesa e pasme e fanellës pritet të ketë ngjyrat e flamurit të Katalonisë, që është fanella e katërt e ekipit këtë sezon.

Mirëpo, sipas njoftimeve të para, tifozët nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e fanellës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − 9 =