Smartfonët android më të mirë

Shkenceknologji
320
0
sample-ad

Disa nga Smartfonët më të mirë android janë:

Google Nexus 6

Me një ekran 5.96 inç quad HD, proçesor i jashtëzakonshëm Snapdragon 805, dhe Android 5.0 Lollipop, Nexus 6 padyshim është smartfoni më i avancuar Android që ekziston sot në treg. Modeli 32 GB i smartfonit do t’ju kushtojë 649 dollarë.

Sony Xperia Z3, Z3 Compact

Specifikat e këtij smartfoni së bashku me rezistencën ndaj ujit karakteristike për Sony, do t’ju kushtojnërreth 600 dollarë. Ndërsa modeli Z3 Compact me madhësinë e tij të “tkurrur” është më i përshtatshëm për ata që duan të kursejnë nga buxheti i tyre rreth 100 dollarë.

Motorola Moto X (Gjenerata e dytë)

Moto G? Ekzistojnë tre versione të tilla. Modeli 2014 ka akoma harduerin e origjinalit, ndërsa akoma mbetet një ndër smartfonët më të mirë buxhetor në treg. Përdoruesit që duan shpejtësi mund të blejnë edhe modelin LTE. Dhe mos të harrojmë të përmendim se modeli i ri ka një ekran 5 inç.

HTC One M8 Edicioni Google Play

Me dizajnin e tij prej alumini, dhe cilësinë e lartë të ndërtimit përgatituni të paguani goxha para nëse doni këtë variant të HTC One M8. Smartfoni është i disponueshëm në SHBA për 700 dollarë. Ekrani i mrekullueshëm 1080p, proçesor super të shpejtë Snapdragon 801 dhe bokset e dyfishta në pjesën ballore ky smartfon është një luks për adhuruesit e Android.

Google Nexus 5

Nexus 5 mund të mos jetë smartfoni më i mirë i Google këtë vit, por me dizajnin e tij, ekranin 1080p dhe Snapdragon 800, është një pajisje e një profili të lartë. Falë kërkesës së lartë për këtë smartfon, Google ka konfirmuar se do të mbështesë shitjet e mëtejshme me çmime që variojnë nga 349 dollar përmes PlayStore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + eighteen =