Padova, shqiptari që ditën bën mjekun dhe natën poetin

KryesoreKultureLetersi
224
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”11512″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Mjek dhe poet! Ky është titulli i njerit prej shkrimeve të publikuara nga gazeta e përditëshme padovane “Il Mattino”, që i dedikohet, Arben Dedjas, lindur në Tiranë, në vitin 1964, ku edhe është diplomuar mjek kirurg.

Ka arritur në Padova në vitin 1999, si specializant kërkimor në trapiantin e veshkave, nga derri tek majmuni, e i caktuar në ekipin e të njohurit Profesor Ankona. Në vitin 2012 përfundoi doktoratën kërkimore në Pediatri. Nga reparti në repart tek mjekët më të njohur padovanë, deri tek Profesor Stellini, ku është dedikuar i tëri në dy projekte europiane, mbi valvolat kardiake decelularizate.

Edhe gruaja e Arbenit është me të,por në një tjetër projekt europiano, po në Padova. Kanë dy fëmijë. Njëri studion në Universitetin e Udines për Matematikë dhe vajza në një shkollë tetëvjeçare në Padova.

Sipas “Il Mattinos”, Arbeni ka një jetë të dyfishtë, pasi qysh në moshën e adoleshencës, në Tiranë, kishte pasion poezinë. Ai jo vetëm shkruan por gjen kohë dhe të përkthejë poezi të autorëve të huaj në gjuhën shqipe. Sakaq po punon në përkthimin e poezive të poetit padovan Petrarka, ndërsa ka publikuar në vitin 2011 “Amputazioni Prolungate”, në Tiranë, të prezantuar edhe në Panairin e librit në Torino.

Pak muaj më parë ka publikuar “Storia escatologica”,në Tiranë ku dhe morri titullin:” Autori i vitit”. Kaliroi BELLO / shtypi.net / Padova-Itali

 

 [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three − 2 =