“Bomba e Pistë” e ISIS, gati për të shkatërruar Londrën

Aktualitet
510
0
sample-ad

Militantët e Shtetit Islamik kanë në dorë atë që quhet “bombë të pistë”, një pajisje klasike shpërthyese që përmban shtesa radioaktive, qëllimi i së cilës është të shpërndajë rrezatim dhe të infektojë një zonë me madhësi të konsiderueshme.

Vetë militantët islamikë e kanë deklaruar një gjë të tillë në rrjetet sociale, ndërsa njëri prej tyre deklaron se ajo armë mund të shkaktojë kaos të plotë shkruan e përditëshmja britanike “Daily Mail” .

Edhe pse nuk mund të vërtetohet nëse militantët e Shtetit Islamik e kanë “bombën e pistë”, por fakt është se nga hapësirat e Universitetit të Mosulit, që momentalisht është nën kontrollin e ISIS-it, janë zhdukur 40 kilogram uranium.

Muslim al-Britani, një prej militantëve ka shrkuar në rrjetet sociale: “Po, Shteti Islamik e ka ‘bombën e pistë’. Kemi gjetur material radioaktiv në Universitetin e Mosulit. Ne do ta shkatërrojmë Londrën”. Twitter e bllokoi menjëherë profilin e tij pas kësaj deklarate.

Ndërkohë, trupat irakiane, edhe pse kanë marrë furnizime të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara, mund të mos jenë sërish gati për një kundërsulm ndaj ekstremistëve, për shkak të mosdakordësisë mes sekteve fetare brenda saj.

Shteti Islamik sundon në territore ku shumica e popullsisë janë myslimanë sunitë, ndërsa ushtria irakiane është mbështetur më së shumti te myslimanët shiitë dhe forcat kurde.

Edhe pse amerikanët po përpiqen të trajnojnë ushtrinë irakiane për të kryer misione në zonat e pushtuara nga Shteti Islamik, përfshi edhe qytetin më të madh të veriut, Mosulin, problemet e brendshme mund të jenë shkaku kryesor i mosfunksionimit të këtij plani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + three =