Një "gabim teknik", gjatë dekorimeve në presidencë

AktualitetKryesore
423
0
sample-ad

Gjatë ceremonisë së dekorimeve dje në Presidencë ka ndodhur një ngjarje në kufijtë e incidentit, rrethanat e së cilës mbeten ende të pasqaruara plotësisht. Incidenti ka prekur përfaqësuesin e familjes Shtylla, që ishte lajmëruar më parë për dekorimin e Medar Shtyllës, një nga figurat kryesore të luftës NAÇL dhe ministër përgjatë viteve 1946-1955.

Mjeku i njohur Ylli Shtylla, i biri i Medar Shtyllës ishte njoftuar dy javë më parë që Presidenca kishte vendosur dekorimin e të atit dhe se në datën 28 nëntor duhej të ishte në ceremoninë përkatëse.

Dr.Shtylla në moshë të thyer është paraqitur dje në Presidencë bashkë me familjarët e të dekoruarve të tjerë. Por befas një nga punonjësit e protokollit e ka ndaluar atë në shkallët e Presidencës dhe i ka komunikuar që “ka ndodhur një gabim teknik”.

Pjesëmarrësit kanë dëgjuar që zyrtari i Presidencës i është drejtuar mjekut të njohur me fjalët “Ti mund të hysh se vendin aty e ke, por sa për dekorimin ka ndodhur një gabim teknik…”.

Shtylla ka kërkuar sqarime se çfarë nënkuptohej me “gabim teknik” por nuk ka marrë përgjigje. Pas kësaj ai i është drejtuar zyrtarit të Presidencës me fjalët “nuk kam ardhur këtu për të ngrënë” dhe është larguar.

Në fakt, disa nga mediat duke dhënë dje emrat e të dekoruarve, në lajmet e para kanë lexuar edhe emrin e Medar Shtyllës, por emri i tij është zhdukur nga edicionet e mëpasme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − three =