Së shpejti del në treg makina fluturuese

Auto
415
0
sample-ad

Makina fluturuese së shpejti mund të bëhet realitet. Për ta realizuar këtë po punohet në 17 projekte në gjithë botën. Në mesin e tyre është edhe MyCopter, projekt i Bashkimit Europian. Në këtë projekt marrin pjesë 6 universitete evropiane dhe institute shkencore, ndër të cilat edhe instituti “Max Planc” për kibernetikë biologjike si dhe qëndra gjermane për hulumtime të fluturimeve ajrore e kozmike.

Hulumtuesit kanë punuar rreth 4 vjet mbi konceptin e prodhimit të makinës fluturuese. Javën e kaluara ata në Bronshvajg, Gjermani, kanë prezantuar rezultatet e veta ndër të cilat është edhe një lloj i ri i timonit përmes të cilit vetura do të drejtohet sikur helikopteri.

Ndërmarrja “AeroMobil”, nga Bratisllava, në një konferencë që është mbajtur kohë më parë në Vjen ka prezantuar prototipin e vet “AeroMobil 3.0”, testimi i të cilit ka kaluar mirë në ajër dhe në tokë. Në këtë rast u tha se duhet vetëm edhe një hap i këtij modeli për t’u kryer makinën fluturuese dhe për të dal ai në treg.

AeroMobil 3.0 ngjan në një automobil luksoz-sportiv. Ai ka krahë dhe rrota, timonin automatik si dhe parashutën. Lëvizë me benzinë të thjeshtë e për fluturim mjafton një sipërfaqe e vogël, mjafton që bari mos të jetë i rritur. Kjo lloj makine pritet të kushtojë shtrenjtë (ende nuk i dihet çmimi) dhe sigurisht në pronësi do ta kenë vetëm të pasurit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 1 =