FMN-ja miraton këstin 53 mln euro për qeverinë shqiptare

EkonomiKryesore
279
0
sample-ad

Fondi Monetar Ndërkombëtar Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, atë të Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe guvernatoren në detyrë të Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni, deklaroi se misioni do t’i propozojë Bordit të FMN-së aprovimin e këstit të radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.

Shefi i FMN-së Nadeem Ilahi është shprehur optimist lidhur me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën e energjisë dhe konsolidimit fiskal. “Kemi arritur marrëveshje me Qeverinë për rishikimin e dytë dhe të tretë të programit të fondit, që do t’i paraqitet bordit të FMN-së, dhe pas miratimit do të lëvrohet kësti i radhës, deri nga fundi i janarit. Pritshmëritë tona janë se rritja ekonomike do të jetë rreth 2%, e udhëhequr nga eksportet, prodhimi i naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura si dhe rimëkëmbja e kërkesës së brendshme”, tha ai, por duke shtuar se aktiviteti ekonomik vazhdon të jetë nën potencial. Edhe Cani pranoi shifrën 2% të rritjes së PBB-së sivjet, ndërkohë që Ahmetaj theksoi se mund të flitet madje për 2.1-2.2%.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë fjalës së tij në konferencë theksoi se,Ilahi vlerësoi angazhimin e autoritetve shqiptare për uljen e borxhit publik. “Pavarësisht shpenzimeve në sektorin e energjisë për herë të parë pritet të arrihet fillimi i zvogëliit të borxhit publik”, deklaroi ai.

Ndërkohë Ilahi, vijoi se politika monetare duhet të vazhdojë të mbështesë rritjen ekonomike, duke nënvizuar shenjat në rritjen e kreditimit në ekonomi, por kjo rritje theksoi ai, mbetet e ulët. Ndër të tjera shefi i FMN-së vlerësoi reformën e ndërmarrë nga qeveria në sektorin e energjisë, Ilahi tha se stafi i FMN-së mirëpret edhe mbështetjen që qeveria planifikon për shtresat në nevojë.

I pranishëm në konferencën e përbashkët me FMN ishte dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh se negociatat me FMN-në nuk ishin të lehta. Ai nënvizoi se për shkak të situatës ekonomike që gjetëm dhe për shkak se ekonomia ka kaluar një vit korrektimi. Rritja ekonomike, sipas tij, do të jetë 2-2.2 %. Sipas Ahmetaj, kjo shkallë rritjeje është e pamjaftueshme, ndaj tha ai, duhet vijuar me reformat dhe informoi se është arritur dakordësia me FMN-në sa i takon buxhetit të vitit 2015 në detaje, ndërsa në parim është rënë dakord edhe për buxhetin afatmesëm.

Ndërsa Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë ,Elisabeta Gjoni tha se Banka e Shqipërisë vëren shenja të lehta të gjallërimit të ekonomisë. Sipas saj, inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa ekonomia performon nën kapacitetet e veta. “”BSH vlerëson së rritja ekonomike do të vazhdojë të përballet me kufizime. Politikat ekonomike duhen drejtuar të ruajtja e kastit stimulues, ndërsa në aspakëtin afatgjatë kërkohet përshpejtimi i reformave strukturore. Së dyti, politika e konsolidimit fiskal siguron përfitime afatgjata për vendin, kjo arrihet duke ulur borxhin dhe deficitin buxhetor”, u shpreh Gjoni.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − twelve =