"Epokat në Pentagram" koncert për 28-29 Nëntorin në TKOB

Kulture
907
0
sample-ad

Festimet e 70 vjetorit të çlirimit dhe 102 vjetorit të pavarësisë sjellin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) një koncert të larmishëm muzikor. “Epokat në Pentagram” do të titullohet koncerti i cili do të prezantohet para publikut gjatë festimeve të nëntorit. Duket se programi që do të luhet në skenën e TKOB është përzgjedhur me kujdes. Zhanërat e ndryshëm muzikorë dhe tematikat e tyre do të ngjisin në skenën e teatrit pjesë të kompozitorëve dhe artistëve shqiptarë nga më të njohurit. Pjesa më e madhe e veprave që do të luhen janë të kompozitorëve të shquar si Çesk Zadeja, Preng Jakova, Avni Mula, Feim Ibrahimi, etj
Pjesët e zgjedhura jo vetëm do të prezantojnë tematikat e ngjarjeve por edhe nivelin e trupës artistike të TKOB-së të solistëve, korit, orkestrës dhe valltarëve, gjithashtu nuk do të mungojë dhe interpretimi i baladës së famshme për violinë dhe orkestër John Williams shkëputur nga kolona zanore e filmit të njohur “Lista e Shindlerit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + six =