Epidemia Ebola mund të ishte parandaluar, por fajtorët heshtën

KomentOpinion
329
0
sample-ad

IL MATTINO

Epidemia Ebola mund të ishte ndaluar që në fillim? Ndoshta po, nëse rastet e para të infektimit nga Guinea do të ishin vënë re dhe do të ishte veçuar gjithashtu të ishte bërë një fushatë e menjëhershme për parandalimin efikas. Për ta mbështetur këtë teori flet Abdoulaye Wotem Somparé, sociolog i universitetit “Kofi Annan”, të Conakry, i diplomuar në Paris, që atribuuon këtë vonesë në reagimin e rajoneve kulturale, politike dhe ekonomike.

“Institucionet e Guineas kanë hezituar për të marrë parandalime të menjëhershme pasi u shfaqën rastet e para në të gjithë rajonin e boschiva, nga ku kanë ardhur edhe të infektuarit e parë, më pas kaloi në një epidemi. Në fakt është një vend i varfër, i izoluar nga kulturat e tjera dhe objekt i paragjykimit nga banorët e vendeve të tjera të shtetit, por gjithashtu është një pikë strategjike, ekonomike dhe politike.

“Virusi filloi të përhapej në zonë, sepse popullimi lokal shpërndahesh shpesh në xhungël që ishte shkaku kryesor i marrjes së sëmundjes. Pas rasteve të para autoritetet duhet të kishin marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme të nevojshme për të parandaluar progresin e sëmundjes dhe të ndërmerrnin një fushatë informimi në të gjithë vendin”, deklaron sociologu.

“Në fakt janë bërë përpjekje për të ulur paragjykimet rreth banorëve të kësaj zone, të cilët janë cilësuar si fajtorë për shkak të riteve të tyre me kamzhik, për banesat e tyre dhe për ritet e tyre funebre, shenja të dukshme të jo-civilizimit. Edhe eksponentët lokalë më të shkolluar, që në hapat e para të virusit, janë përpjekur që të mos e dramatizojnë situatën”, tha Somparé.

“Nuk kishte interes për të vënë më tej në vështirësi mijëra persona për shkak të gabimeve të bëra nga pak persona që ankoheshin. Me shumë të drejtë, është konsideruar si pupollsia që luan një rol shumë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale të Guineas, të cilat pritet të mbahen vitin që vjen. Pastaj banorët e rajonit jetojnë në një situatë socio-ekonomike sureale, dhe “fotografia” plotësohet. Në fakt një pjesë e territorit nuk mund të jetë e kultivueshme pasi mbrohet nga Unesko, ndërsa pjesa tjetër është shumë e pasur me minerare nëntokësore dhe ka tërhequr shumë investues të huaj”, shton ai.

Në fund ai e mbyll se nëse do të kishin ardhur investuesit, të cilët tani janë trembur dhe e vështirë që të ketë ndonjë, do të ishin marrë masa paraprake dhe do të ishte ndaluar e gjithë kjo epidemi.

Përgatiti: Laureta SHYTI – shtypi.net / Bolonja-Itali

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × three =