Elbasan, Festivali i Këngës Popullore Qytetare

Kulture
374
0
sample-ad

Në Elbasan po zhvillohet Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, festival ky që manifeston vlerat e muzikës popullore shqiptare. Pas rrugëtimit të tij nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Berati, Peshkopia, Kavaja etj në edicionin e tij të XIII-të i rikthehet sërish Elbasanit.
Në këtë edicion, nga data 24 deri më 26 nëntor kanë marrë dhe pritet të marrin pjesë grupe folklorike nga: Berati, Kavaja, Lushnja, Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani, Pogradeci. Pjesë e këtyre grupeve janë figura të shquara të muzikës popullore qytetare si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Elida Koreshi, Valbona Hekurani, Floresha Debinja, Lirim Hoxha, Rozeta Paçuku, Agim Skara etj. Gjithashtu ky festival do të përshëndetet edhe nga grupet folklorike të Gjakovës, Gjilanit dhe Tetovës. Festivali zhvillohet në formën e një konkursi ku këngëtarët do të vlerësohen nga një juri profesioniste.
Gjatë këtij festivali do të ketë edhe aktivitete me qëllim popullarizimin dhe sensibilizimin e të rinjve në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Më datë 25 nëntor në Kishën e Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit u zhvillua gjithashtu ndarja e çmimeve për konkursin “Miku i Monumentit”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 + 4 =