Kodheli padit në Gjykatë prokurorinë për dosjen Imami

AktualitetKryesorePolitike
322
0
sample-ad

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka kërkuar gjykatës të rihetoj çështjen për të cilën është kallëzuar ish-ministri i Mbrojtjes në qeverin Berisha Arben Imami. Kërkesa dhe insistimi nga ministrja vjen disa muaj pasi organi i akuzës, vendosi të pushojë hetimet për çështjen në fjalë.
Në kërkesën drejtuar gjykatës së Tiranës, argumentohet fakti se shkeljet ligjore të ish-ministrit Imami i sollën shtetit një dëm ekonomik kolosal dhe se ai se bashku me zyrtarët e tij duhet te mbajne përgjegjësi ligjore për shkeljet e kryera.
Në kërkesën për shfuqizimin e vendimit të akuzës thuhet se prokuroria ka marrë një vendim të gabuar dhe ka argumentuar jo ligjërisht faktet e paraqitura në dosje.
Në bazë të kërkesës së depozituar në gjykatën e Tiranës,kërkohet nga Prokuroria të mbledhë prova dhe dëshmi të reja të cilat do të shërbejnë për zbulimin e të vërtetës rreth abuzimeve të pretenduara nga ministria, përsa i përket shkeljeve të ish-ministrit Arben Imamit.
Sipas kërkesës të depozituar në gjykatën e Tiranës, prokuroria duhet të mbledhë, prova dhe dëshmi të tjerë, që do të shërbejnë për zbulimin e të vërtetes rreth abuzimeve të pretenduara nga ministria, për shkeljet e Arben Imamit. Prej 19 nëntorit, në sekretarinë e gjykatës së Tiranës është regjistruar çështja me numër 1634.paditës është ministria e Mbrojtjes dhe më konkretisht, sekretari i Përgjithshëm, Arian Kraja. Mësohet se objekti është kundërshtim i vendimit të prokurorisë, për të mosfilluar procedimin penal për Imamin. Çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Migena Laska.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 14 =