Hapet gara për ndërtimin e tubacioneve të projektit TAP

Ekonomi
243
0
sample-ad

“Trans Adriatic Pipeline” (TAP) bën të ditur se fituesi për tenderin e ndërtimit të seksioneve të tubacionit të gazit nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë dhe Greqisë drejt Europës, do të shpallet gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2015.  Pjesë e konkursit janë kompani ndërkombëtare, përfshirë dhe kompanitë nga vendet pritëse të TAP-it.

Sipas TAP kontratat e mëdha në bazë të ofertave, mund të ndahen në kontrata të mëtejshme, në varësi të ofertave të ofruara në fazën e parakualifikimit për kompanitë që në muajin Maj, ku tenderi konkurues përfshin ndërtimin e rreth 760 km të tubacionit të gazit që kalon në Greqi dhe Shqipëri.

Ndërkohë që 2016 është parashikuar si afati kohor i fillimit të ndërtimeve të Gazsjellësit TAP, i cili do të ndahet në pesë lot-e, prej të cilave, 3 në Greqi dhe 2 në Shqipëri. Pika më e lartë e projektit TAP llogaritet në 1800 metra dhe është në Shqipëri, ku tubacioni do kalojë në shumë rrugë dhe lumenj.

Drejtori i Prokurimit në TAP, Knut Steinar Kvindesland deklaroi se, “Kontrata për ndërtimin e seksioneve të tubacionit është më e madhe se, parashikimet fillestare. Aftësia ofertuesve për të përmbushur standardet e larta të TAP-it mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe aftësinë për të demonstruar një “politikë të zero, dëm” do të jenë kriterët kryesore në përzgjedhjen e ofertuesve. Kontraktuesit e tubacionit, gjithashtu do të jenë përgjegjës për sigurimin e nënkontraktorëve për të zbatuar pjesë të veçanta të kontratës. Kjo mund të krijojë punësim dhe mundësi të tjera për biznesët, duke kontribuar për prosperitetin ekonomik në vendet, ku TAP do të kalojë”.

Projekti gazsjellës TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante, Shah Deniz në Azerbajxhan për në Evropë. Ndërkohë projekti TAP parashikon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, ndërsa shitjet e para në gaz mendohet të nisin në Gjeorgji dhe Turqi në fund të 2018-ës, dhe në Europë dërgesat e para të bëhen në 2019-ën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + twenty =