Mungesa e mjekëve rrezikon jetët e qytetarëve në jug të vendit

AktualitetKryesore
357
0
sample-ad

Prej disa vitesh në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër mungojnë disa mjekë specialistë, të cilët me gjithë kërkesat e vazhdueshme të drejtuesve të këtij spitali pranë Ministrisë së Shëndetsisë, nuk po emërohen. Sipas burimeve zyrtare nga spitali rajonal i qytetit të gurrtë në këtë spital të rëndësishëm në jug nuk ka mjek otojatër, endokrinolog, ndërsa ka vetëm nga një mjek në specialitetin e dermatologjisë, anestezisë, neferologjisë, neurologjisë etj.
Kur mjekët e këtyre specialiteteve janë me leje apo mungojnë për arsye të ndryshme pacientët janë në dorë të zotit.

Ndërkaq më alarmante është situata në spitalin e Tepelenës dhe të Përmetit ku mjekët specialistë numërohen me gishta. Në spitalin e Tepelenës nuk ka mjek kirurg, kardiolog, otojatër, endokrinolog etj. Por ndërsa në qytet edhe mund të gjenden mjeke për emergjencë, në fshatra janë rikthyer në punë mjekët e dalë në pension, ose në prag pensioni. Mungesa e mjekëve specialistë e shfaqur vitet e fundit në rajonin jugor shpegohet me faktin e bllokimit të specializimti të mjekve të rinj, ndërsa brezi i vjetër i mjekëve ka mbushur moshën. Mungesa e mjekëve specialistë në jo pak raste ka bërë që të rrezikohet jeta e pacientëve të cilët kanë pasur nevoja urgjente. Në situata alarmante për jetën e pacientëve drejtuesit e spitalit janë detyruar ti nisin pacientë e tyre të sëmurë dhe në gjëndje të rëndë, drejt spitalit të Tiranës ose Janinës. Por në jo pak raste vonesat kanë qënë katastrofike për pacientët.
Mësohet se kur ka pasur raste urgjente për operacione dhe anestezisti i gjirokastrës ka munguar për arsye objektive, është nisur abulanca në Përmet për të sjellë prej andej anestezistin e spitalit të këtij qyteti.Vetë mjekë të spitalit të Gjirokastrës kanë thënë se janë ndjerë keq nga mungesa e kolegëve specialistë për një kohë të gjatë dhe kanë qënë të detyruar të bëjnë edhe një punë që as u takon dhe as kanë njohuri të majftueshme. E ndërsa shkaku kryesor i mungesës së mjekëve specialistë është bllokimi i specializimeve, ata mjekë të rinj që kanë mundur të specializohet me një metodë, apo me një tjetër, pas specializmit janë larguar drejt Tiranës. Nëse kjo metodë vazhdon edhe në të ardhmen rajoni jugor, do të mbetet pa asnjë mjek për t’i ofruar shërbimin qytetarëve.

Ismail Xhaferi/shtypi.net/Gjirokastër

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =