Braktisnin fëmijët në Francë për azil, hetohen prindërit

AktualitetSociale
248
0
sample-ad

Prindërit shqiptarë për të fituar statusin e azilit në Francë i braktisnin fëmijët e tyre në moshën 15-16 vjeçarë, duke i lënë të vetëm në një vend të huaj me qëllim që ata të fitojnë të drejtën e një azili.

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal ndaj 7 personave, për braktisjen në Francë të katër fëmijëve të tyre. Ky është një hetim i cili ka nisur nga informacionet e marra nga Europol-it nga Zyra Ndërlidhëse Francë, për një grup personash që organizojnë migrimin e paligjshëm të fëmijëve minorenë.

Veprimet e para hetimore të kryera nga strukturat e Hetimit Ndërkufitar në Departamentin e Kufirit të Migracionit, për fillimin e procedimit penal për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i kodit penal” në ngarkim të shtetasve:

K.K, 40 vjeç, banues në Valias i Ri Kamëz, Tiranë, P.M, vjeç 41, banues në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre dy shtetasve filloi pasi,  shtetasi K.K, në rolin e prindit dhe shtetasi P.M ne rolin e kujdestarit kanë braktisur  jashtë shtetit  femijën e mitur, shtetasin E.K, 15 vjeç, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez.

S.H, 43 vjeç, banuese në Krujë. V.M, 37 vjeç, banuese në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetaseve filloi pasi, shtetësja S.H në rolin e prindit dhe shtetësja V.M në rolin e kujdestarit, kanë braktisur  jashtë shtetit  fëmijen e mitur, shtetasin R.H, 15 vjeç, i cili ka kërkuar azil në Shtetin Francez.

P.M, 44vjeç, banues në Bulqizë të rrethit Dibër H.M , 44 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, shtetasi P.M në rolin e prindit dhe shtetasi H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur  jashtë shtetit  fëmijen e mitur, shtetasin S.M, 16 vjeç, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez. T, 31 vjeç, banuese në Perrenjas. Procedimi penal në ngarkim të kësaj shtetaseje filloi pasi ajo në rolin e prindit, në bashkëpunim me shtetasin, H.M në rolin e kujdestarit kanë braktisur jashtë shtetit fëmijën e mitur shtetasin K.T, 15 vjeç, shtetas i cili ka kërkuar azil në shtetin Francez.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − 5 =