Ronaldo dhe Messi përshëndeten para ndeshjes

Sport
347
0
sample-ad

Pas thashethemeve se ylli Portugalis Cristiano Ronaldo, nuk i ka marrëdhënie të mira me Lionel Mesin, dhe sa herë përmëndej emir tij sulmuesi Real Madrit, përdorte fjalë fyese dhe se të dy lojtarët skishin komunikim mes tyre, kjo gjë është hedhur poshtë. Një takim dashamirës, ishte ai që ndodhi mes Ronaldos dhe yllit të Barcelonës Lionel Messit në korridorin e “Old Trafford” në Manchester para përballjes mes Portugalisë dhe Argjentinës. Kapiteni i Portugalisë është më i natyrshëm dhe i relaksuar, ndërsa i zgjat dorën rivalit të tij që mban shiritin e kapitenit të Përfaqësueses së Argjentinës. I qeshur, CR7 i zgjat njërën dorë Leos që shfaqet i shpejtë në kundërpërgjigje me një buzëqeshje më tepër të imponuar sesa të relaksuar. Sapo duart shkëputen kompleksiteti emocional i argjentinasit shfaqet dukshëm pasi Mesi përpiqet të hedhë shikimin pas ndërsa portugezi vijon të qëndrojë qetësisht në krye të skuadrës së tij.
Ndoshta Messit nuk i ka pëlqyer shumë edhe fakti që Ronaldo i hodhi dorën në qafë, gjest që argjentinasi nuk e ka fort për zemër për shkak të shtatit të tij të shkurtër. Gjithsesi gjuha e trupit lë gjithmonë hapësira për interpretime të gabuara. Asnjë nga të dy nuk shënuan por të dy humbën raste të pastra me Lionel Messin që goditi shtyllën pas një inisiative personale në të djathtë të zonës, ndërsa Cristiano Ronaldo pas disa driblimeve në zonë e çoi topin lart në minutën e 29. Ky isht një rikthim në Manchester për portugezin të cilit i është bërë thirje vazhdushme nga tifozët anglez që të bashkohet përsëri me ta duke lënë Madritin dhe ta ngrej Junaitin aty ku i takon, pasi këtë kohë nuk po kalon një periudhë shumë të mire.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 5 =