Mëhillaj para prokurorëve, dëshmon për Sinanaj

AktualitetKryesore
495
0
sample-ad

Vazhdon “telenovela” e dëshmive të “bandës së tritolit”, ku pas killerit Julian Sinanaj, tani rradhën e ka sekseri tij Erjon Mëhillaj. Ky është personi që ka qënë ndërmjetësi për Julian Sinanajt, i cili gjatë rrëfimit për prokurorët e Krimeve të Rënda, ka treguar se cilat kanë qënë njohjet e tij me vrasësin serial.
Ai ka pranuar se njihet me Sinanajn, por ka mohuar kategorikisht të jetë ai urdhëruesi i vrasjes së peshkatarit Sokol Veizi, dukë dhënë një version ndryshe nga ai i vrasësit me pagesë.

“Juliani më pyeti nëse kisha ndonjë problem dhe i tregova për konfliktin që kisha me Sokol Veizin për çështjen e pronave. Ai më tha, ‘ta heq unë qafe’, është shprehur Andon Mëhillaj, duke këmbëngulur se do të vërtetojë para drejtësisë, se nuk ka urdhëruar vrasjen e peshkatarit shkruan “GSH”.
Ai rrëfehet se pas vrasjes së Veizit, u konfliktua ashpër me Julian Sinanajn, i cili e ka rrahur e kërcënuar me jetë, që t’i bindej.

Julian Sinanajn e kam njohur rastësisht në vitin 2012. Mësova se ai qëndronte tek daja i tij, V.M., që ka një magazinë peshku në zonën e Skelës në Vlorë. Kemi pirë një kafe në Skelë. Në vijim kemi pirë dhe kafe të tjera dhe kemi biseduar për problemet tona. Në një nga takimet, ka qenë me mua dhe Ndriçim Gjokona, të cilin e njoh, pasi ka punuar në shtëpinë e vjehrrës sime, duke kryer punime të ndryshme. Di që Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj njiheshin që më parë”, – është shprehur Erjon Mëhillaj. Ai ka pranuar se përgjatë kësaj kohe, Sinanaj e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem me ndonjë njeri, pasi ai ishte i gatshëm që t’i zgjidhte punë. “I tregova se kisha konflikt për pronat me Sokol Veizin. Se nuk kisha arritur të gëzoja pronat e mia. Ai më tha: ‘Ta heq unë qafe’. ‘Si?’ – e pyeta. ‘Me metodat e mia’, – më tha. Nuk e mendoja se do ta vriste. I thashë që, nëse do të ma zgjidhte problemin që kisha me të, pjesën e tokës që kishte zaptuar Sokol Veizi do t’ia jepja atij. Bëhej fjalë për një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë”, – thekson Mëhillaj. Vrasja e Sokol Veizit
“Pasi ndodhi vrasja e Sokol Veizit, filluan konfliktet mes meje dhe Julian Sinanajt. Debatuam shumë ashpër. ‘Nuk të thashë që ta vrisje, – i thashë Sinanajt, – e para. Dhe e dyta, tokën që më kërkon nuk ta jap dot, pasi ne nuk e kemi ndarë mes pjesëtarëve të fisit’. Që nga ky moment filluan kërcënimet”, – rrëfen Mëhillaj.
“Sinanaj – thekson Mëhillaj – nuk ka reshtur së kërcënuari, duke më kërkuar tokën, si shpërblim për vrasjen e Sokol Veizit, pavarësisht se ia kisha bërë të qartë që nuk ia jepja dot, pasi sikurse ju shpjegova, tokën e kemi me dokumente të rregullta pronësie, por nuk është ndarë mes pjesëtarëve të fisit”.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × two =