Pemët e degraduara rrezikojnë jetën e kalimtarëve

AktualitetKryesore
306
0
sample-ad

Nga: Ismail XHAFERI

Disa pemë dhjetravjecare ndanë rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavije, mbeten  një kërcënim serjoz për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks nacional. Pemët e gjendura  jo më larg se një metër ndanë rrugës nacionale, nuk mund tu rezistojnë më agjentëve atmosferik dhe, nga dita në ditë, mund të rrëzohen, madje ndonjë prej tyre është rëzuar,por fatmirësisht natën, duke mos shkaktuar dëme njerëzore dhe materiale.

Drejtues të ndryshëm automjtesh, që lëvizin thuajse cdo ditë në aksin Gjirokastër-Kakavije,  shprehen të shqetësuar dhe  kërkojnë që këto pemë të priten sa më shpejt, pasi nëse ato rëzohen pasojat do të jenë katastrofike.

Rreziku për rëzimin e tyre është evident dhe do të majftonte një erë e lëhtë për ti shtrirë lehtësisht për tokë. Rreziku më i madh për rrëzimin e pemëve të  degraduara është  në segmentin rrugor ish ndërmarrja e Ndërtimit-Varezat e qytetit, ku pmët janë thuajse të  kalbura  dhe mund të rrëzohen nga dita në ditë.

Rreth dy  vite më parë një plep i rrëzuar në afërsi të Viroit, në hyrje të qytetit të Gjirokastrës,duke sjellë bllokimin e rrugës nacionale për reth një orë derisa shërbimi i transportit rrugor dhe policia  ndërhynë duke prerë trungun dhe degët në disa pjesë për t’i larguar  nga rruga.

U desh të rrëzohej  ky plep që të priteshin të gjithë plepat e Viroit dhe të evitoheshin kështu aksidentet e pritëshme. Por nuk po bëhet e njejta gjë me drurët e gjendur në  aksin pranë varezave publike. shtypi.net /

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =