Si mund ta ndalojmë kollën ?

Shendeti
281
0
sample-ad

Kolla është e shkaktuar nga një inflamacion i faringut ose laringut, idealja për të ndaluar kollën është duke bërë garagarë me ujë dhe uthull ose me ujë dhe limon.
– Uthulla luan një rol shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht qetësues, ndërsa limoni vepron kundër baktereve. Gjithashtu këshillohet të ndiqet një regjim i shëndetshëm ushqimor duke mbajtur larg ushqimet e konfeksionuara, ose me shumë sheqer.
– Mjalti është një tjetër element shumë i mirë që ka veti të shumta qetësuese, antibakterike dhe antibiotike. Jo më kot gjyshet këshillojnë në rast kolle një gotë me qumësht dhe me mjaltë. Gjithashtu mjalti mund të shoqërohet edhe me çajra të ndryshme.
Një tjetër mënyrë për të qetësuar kollën është duke prerë një kokërr qepë në feta dhe në çdo shtresë hidhni mjaltë, duke i lënë bashkë për 24 orë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë me anë të lugës mblidhet mjalti mbi fetat e qepës dhe hahet. Do të vini re se në pak orë kolla do të qetësohet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =