Home / Aktualitet / OSHEE kërkesë të rritet çmimi i energjisë

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

OSHEE kërkesë të rritet çmimi i energjisë

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”7879″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dorëzon pranë Entit Rregullator kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë vitin e ardhshëm. Kërkesa vjen pasi më herët KESH e OST, dorëzuan kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të rritet me 5 lekë, ose thënë ndryshe me 70 % të çmimit aktual, i cili është 7 lekë kw/h duke shkuar ne 12 leke per kw/h.

Çmimi mesatar i KESH-it aktualisht është 2.2 lekë për kilovat/orë dhe Koorporata kërkon të rritet në 3.34 lekë, duke e argumentuar këtë me gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet për shkak të blerjes së energjisë me çmim të lartë nga HEC-et private, por edhe nga importet që ka bërë për të mbuluar humbjet e ish- kompanisë CEZ. Në të njëjtën linjë, për rritje çmimi është edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Kompania ka kërkuar pranë Entit Rregullator rritjen e tarifës së transmetimit me 10%, pra nga 0.65 lekë për kilovat/orë që është aktualisht në 0.73 lekë.

Në total, të tre kompanitë energjetike kanë kërkuar që çmimi mesatar i energjisë për qytetarët të rritet nga 10 lekë për kilovat/orë që është aktualisht, në rreth 16 lekë për kilovat/orë. Bordi i Komisionerëve të ERE-s do të shqyrtojë të tre kërkesat e bëra nga operatorët dhe pritet të marrë një vendim brenda dhjetorit. Ajo që është e sigurt deri më tani është heqja e fashës mbrojtëse prej 300 kilovat/orë e deklaruar zyrtarisht nga qeveria, ndërsa ende pritet vendimi i ERE-s për çmimin e ri të energjisë që do të aplikohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

“VLORA – QYTETI QË PO ZGJOHET”

Të shtunën, më 09.11.2019, në Namur, kryeqyteti i Vallonisë në Belgjikë, u hap expo me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =