Home / Aktualitet / Prokuroria i komunikon akuzat Xhuvanit

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Prokuroria i komunikon akuzat Xhuvanit

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”7809″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kanë kaluar 10 ditë nga masakra në lokalin e natës “Ante Grand” të kryeqytetit, ku humbën jetën katër persona. Ndërkohë, ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka komunikuar zyrtarisht akuzën ndaj Kostandin Xhuvanit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Enea Xhaj, Arbër Demiraj, Edison Jaho dhe shtetasit italian Giampaolo Azzolo.

Akuzat që rëndojnë mbi Xhuvanin janë: “Vrasja me dashje e 2 apo më shumë personave” dhe “armëmbajtja pa leje”. Këto akuza janë firmosur nga dy prokurorët Erion Pano dhe Enklit Gjini, të cilët udhëhoqën hetimet që prej orës 4:30 të mëngjesit në 4 nëntorin kur ndodhi krimi.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë komunikimit të akuzës, Xhuvani nuk ka patur ndonjë kundërshtim, teksa sërish ka vendosur të mos flasë asnjë fjalë për ngjarjen.

Akuza e cila është komunikuar të pandehurit Xhuvani pritet që të dorëzohet në Gjykatë, të hënën e javës që vjen, së bashku me faktet dhe provat që rëndojnë mbi të riun, pasi tashmë hetimet për të janë të mbyllura.

Gjithashtu, pritet që shoku i Xhuvanit, Erald Sida, i cili ka qenë në shoqërinë e tij mbrëmjen e masakrës pritet të qëndrojë ende me masë sigurie “arrest me burg”, pasi prokurorët kanë ende për të hetuar në lidhje me dëshmitë e dhëna prej tij.

Kostandin Xhuvani, gjatë akuzës që i është komunikuar këtë të premte ka qenë në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës Ardian Leka, i cili është i njëjti avokat që e ka mbrojtur dhe në vrasjen që Xhuvani ka kryer 3 vite më parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

“VLORA – QYTETI QË PO ZGJOHET”

Të shtunën, më 09.11.2019, në Namur, kryeqyteti i Vallonisë në Belgjikë, u hap expo me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 9 =