Vritet në Siri Shkëlzen Dumani, nëna dhe fëmijët mbeten në kamp

AktualitetKryesore
298
0
sample-ad

Shkëlzen Dumani, një prej vullentarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që janë shpallur në këkrim nga shteti shqiptar, është vrarë dy ditë më parë. Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë këtu gruan, të cilës nuk i tregoi raporton tema.
Në atë kohë gruaja denoncoi në prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë fëmijët me vete.
Më pas nëna e tij ra në kontakt me të, duke ju lutur të kthehej, por ai nuk ju bind. E detyruar në këto kushte, nëna shkoi në Siri, në përpjekje për të marrë nipin dhe mbesën, por dhe ajo u mbajt aty.
Tani drama e madhe u përket dy fëmijëve të familjes Dumani, të cilët janë pa baba në një kamp në Siri, dhe me gjyshen e tyre, për të cilën askush nuk di gjë më se si ia del.
Një rast i ngjashëm ishte dhe në Kosovë, kur një luftëtar mori fëmijën me vete, por Shërbimi Sekret i Kosovës arriti t’ia kthente fëmijën nënës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =