NATO, trupat ushtarake Ruse hynë në Ukrainë

Aktualitet
242
0
sample-ad

Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se janë parë pajisje ushtarake ruse dhe trupat luftarake të cilët kanë hyjrë në Ukrainë këtë javë. Gjenerali amerikan, Filip Bridlov, njëherësh edhe një prej komandantëve më të lartë të NATO-s, konfirmoi shqetësimin e depërtimit të makinerive, pajisjeve ushtarake dhe trupave rusë në lindje të Ukrainës.
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka mohuar se trupat e saj kanë qenë në Ukrainë lindore për të ndihmuar separatistët pro-ruse atje.

Megjithatë, rebelët kanë pranuar se janë duke u ndihmuar nga “vullnetarë” Rus. Në Donjeck dhe Luhansk, dy qytetet kryesore të lindjes së Ukrainës, ka pasur shkëmbime zjarri mes forcave ukrainase dhe atyre separatist ditët e fundit.
Një zjarr i artilerisë së rëndë tronditi qytetin lindor ukrainas të mërkurën në mëngjes. Qyteti Donetsk, një qendër industriale mbahet e rethuar dhe kontrolluar nga rebelët separatistë pro-ruse.
Është e paqartë nëse zjarri u hap nga forcat qeveritare apo nga vetë rebelët.

Edhe në Luhansk ka paur luftime ndermjet forcave pro ruse dhe ushtris vëndase, ku një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër në veri të Luhanskit është plagosur, kur rebelët kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve qeveritare në afërsi të fshatit të Schastya.
Përgatitjen e trupave ukrainase për luftë e mbështeti edhe kryeministri, Arseni Jatseniuk, i cili gjithashtu kërkoi ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
“Ukrainës i duhet paqja. Dhe për të arritur te paqja e gjithë bota duhet të veprojë si një institucion i bashkuar, i qytetëruar e demokratik që lufton për paqen, sidomos kur bëhet fjalë për t’ui përballur me një fuqi bërthamore”, u shpreh Kryeministri ukrainas.
Ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e tensionuar në Ukrainë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − 5 =