Gjirokastër, arrestohet sudanezi, guida e klandestinëve sirianë

AktualitetKryesore
364
0
sample-ad

Policia kufitare në Gjirokastër ka arestuar dje në mbrëmje shtetasin sudanez Mohammad Ahmad 30 vjeç. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e policies, 30 vjeçari Ahmad është kapur në flagrancë nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve në fushen e fshatit Arshi Lengo në komunën e Antigonës reth 3 kilometra larg Gjirokastrës, duke shoqëruar 10 shtetas nga Siria, duke i ndihmuar për të hyrë ilegalisht në brendësi të kufirit shqipëtar për të vijuar udhëtimin drejt vendeve më të zhvilluara. Policia bëri të ditur se ky shtetas ështe kapur disa herë si klandestin nga Policia e Gjirokastres dhe ajo Kufitare dhe nga informacionet e veprimet e kryera nga Specialistet Kunder Trafiqeve ne Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rezulton se ky shtetas kishte ndihmuar edhe herë te tjera shtetasit nga Sira me qëllim fitimi.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit kundrejt fitimit.

Nga: Ismail Xhaferi / shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 5 =