Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta” 2014, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar,
si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në median radiofonike dhe televizive.
Përveç këtyre çmimeve do të jepen edhe çmimet “Vangjush Gambeta”:
– Për gazetarinë ekonomike nga Kosova;
– Çmim për gazetarinë ekonomike nga Maqedonia, për gazetarët shqiptarë në këtë republikë.
– Dy çmime “Karriera”;
– Një çmim për botimin më të mirë vjetor të realizuar nga ekspertët shqiptarë të ekonomisë.
Kopjet e materialeve duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 13 dhjetor 2014 ose në adresën: unioniigazeta-reve@gmail.com
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
POST A COMMENT.