Rama sot në Preshevë, bllokohen gazetarët shqiptarë

AktualitetKryesore
294
0
sample-ad

Gazetarët e akredituar për të ndjekur vizitën dy ditore të Kryeministrit Rama në Beograd, janë ndaluar nga autoritete policore serbe në Vranjë.

Sikurse raportojnë gazetarët shqiptarë, autobusi me të cilin udhëtonte grupi i gazetarëve janë nga Beogradi drejt Luginës së Preshevës, është bllokuar dhe pengohet të shkojë në Preshevë.

Ata bëjnë me dije se kanë zbritur në autostradën që lidh Beogradin me Luginën e Preshevës, në dalje të qytetit të Nishit rreth një orë larg Preshevës. Nga Beogradi gjithashtu, mëngjesin e sotëm është nisur edhe kryeministri Edi Rama me delegacionin shqiptar, ministrat Bushati e Ahmetaj që e shoqërojnë në këtë vizitë historike.Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20.

 

 

 

Axhenda e vizitës së Kryeministrit Rama në Preshevë

7:00 – Nisje për në Preshevë e delegacionit (dy vetura, një minivan).
11:00 – Mbërritje në Preshevë në sheshin “Liria” përpara godinës së këshillit komunal.
11:10 – Dalje në sheshin “Liria” dhe fjalim në podium.
11:30 – Shtrëngim duarsh me pjesëmarrësit dhe ecje në këmbë deri te materniteti i financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare, për të parë gjendjen e qendrës spitalore.
12:00 – Nisje për në restorantin “Rozafa”, rrugës për në Bujanovc. Drekë me personalitetet politike vendore.
14:30 – Mbërritje në Bujanovc dhe ndalesë në shkollën e mesme “Shezai Surroi”.
15:15 – Vizitë e shkurtër dhe përshëndetje në fabrikën “Protex”.
15:45 – Nisje për në pikën kufitare serbo- kosovare të Konculit.
16:10 – Mbërritje në Koncul dhe largim nga territori serb”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =