Kisha 1500 vjeçare e Labovës drejt degradimit

Kulture
234
0
sample-ad

Pak histori për kishën e Labovës

 

E ndertuar rreth 1500 vjet më parë, me arkitekturë të veçantë, kisha e Labovës së Kryqit në fshatin me të njëjtin emër, vazhdon të ruaj vlera të mëdha dhe të tërheqi vëmëndjen e studiuesve por edhe të turistëve të shumtë. Kjo kishë, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, është gjithashtu edhe ndër më të vjetrat në Ballkan. Një gur i gdhendur nga një dorë mjeshtri dhe i vendosur tek dera kryesore e kishës, dëshmon se ky objekt është ndërtuar në vitin 554, ndësa ka mundur të rezistojë deri në ditët e sotme. Banorë të fshtatit dhe njëherësh besimtarë, tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm për kishën dhe disa herë kanë investuar nga xhepi i tyre për ta mirëmbajtur, madje edhe roja i natës në këtë objekt paguhet  nga vet ata. Sipas banorëve të fshatit dhe një gojëdhëne që ka qarkulluar nga njëri brez në tjetrin ky objekt është ndërtuar nga perandori Justinuan si dhuratë dhe shpërblim për një luftëtar të armatës së tij nga fshati Labovë të quajtur Kostandin Shpatari. Sipas gojdhënës laboviti Kostandin Shpatari ishte një luftëtarar i zoti që u dërgua nga Justiniani në një betejë, humbja e së cilës rezikonte mjaft perandorinë. Në krye të ushtrisë dhe me një trimëri e guxim të rallë Shpatari  ariti të fitoi betejën duke u treguar një strateg i rallë ushtarak, e duke i bërë një shërbim të madh perandorit Justinian. Duke marë në konsideratë edhe dëshirën e Kostandin Shpatarit, perandori ndërtoi në Labovë me financimet e perandorisë, një kishë si ajo e shën Sofisë në Stamboll. Kisha mori emrin e shën Mërisë, emër që e ruan edhe sot e kësaj dite. Perandori i dha kishës edhe pajisjet e nevojshme midis të cilave një kryq të larë me flori me peshë tre kilogramë  dhe me një copë dru nga ai që ishte kryqezuar krishti. Kryqi i lakmuar dhe i kërkuar nga pushtues të shumtë që shkelën në Labovë, u mbajt i fshehur nga besimtarët e fshatit por u vodh në vitin 1989 dhe ende vjedhësit nuk janë zbuluar. Gjithsesi, kisha 1500 vjeçare edhe pse në një fshat malor vizitohet cdo vit nga më shumë se 5 mijë vizitorë.

Vlerat e kishës në rrezik nga mungesa e investimeve

Edhe pse një nga kishat më të vjetra të Ballkanit, me një arkitekturë befasuese, me kube të mrekullueshme, punime të gdhendura në dru të figurave të shenjtorëve, por edhe të shpendve siç është shqiponja që simbolizon lirinë, si edhe piktura murale ku evidentohen 12 apostujt, infrastruktura e këtij objekti mbart probleme serjoze. Mungesa e investimeve për vite me radhë sipas kujdestarit Ilia Memo, ka çuar në dëmtime të shumta dhe kisha po shkon drejt degradimit. Në një pjesë të konsiderueshme kisha ka pësuar çarje dhe në ditë me shi lagështia depërton në brendësi duke rezikuar gjithçka, por veçanrisht pikturat dhe punimet e durit, të cilat janë origjinale. Memo thotë gjithashtu se është e pamundur që riparimi i dëmtimeve që sa vijë e shtohen, të zgjidhen nga banorët. Ndërsa kisha po i zbeh dhe humbë vlerat e saj të ruajtura me fanatizëm nëpër breza e vite, ndërhyrjet restauruese duken të largëta. Shpesh përfaqësues të monumenteve të kulturës kanë parë nga afër objektin dhe gjëndjen e tij, por investiemt duken larg ‘Alarmit’ të dhënë nga banorët e fshtit për rezikun që i kanoset kishës 1500 vjeçare nuk i përgjigjen organet kopetente. Ndërkaq rruga nga kthesa  e Libohovës deri në Labovë gjithsej  6 kilomtra, është e mbushur me gropa dhe e amortizuar tërësisht.

Nga: Ismail Xhaferi / shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =