Edi Rama drekon në Prizren me Enver Hoxhaj

Aktualitet
294
0
sample-ad

Pas vizitës në Preshevë, ndalesa e fundit për kryeministrin Edi Rama është Prizreni. Rrugës së kthimit për në Tiranë, Rama është ndalur për një drekë të vonë në restorantin Villa Park, në fshatin Reçan të Prizrenit. Aty ai është pritur nga ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxha dhe drejtues të komunës. Rama mbërriti aty rreth orës 16.15 të pasdites, orë në të cilën ishte parashikuar të ishte në Gjilan, në afërsi të pikës së kalimit kufirit me Serbinë. Pas takimit në Preshevë, kryeministri shqiptar ka kaluar kufirin në drejtim të Kosovës dhe ka mbërritur më shpejt në Gjilan duke ua lënë festën në tentativë banorëve që ishin përgatitur ta prisnin. Ai ka vazhduar drejt Prizrenit, ku është ndalur të drekojë bashkë me gjithë ekipin që e shoqëron. Në foton e publikuar shihet ministri i Jashtëm Bushati dhe ministry ekonomisë Arben Ahmetaj, përballë ministrit Hoxha gjatë drekës së vonë në Villa Park. Pas ndalesës në Kosovë, Kryeministri Rama në mbrëmje do të jetë në Tiranë. Një ditë e lodhshme për kreun e qeveisë, me takime të shumta dhe ndalesa të gjata, por kënaqësia dhe mikëpitja në Luginën e Preshevës e justifikon lodhjen dhe mundin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × two =