Ylli Los Blancos Ronaldo, vazhdon të fitoj trofe

Sport
291
0
sample-ad

Cristiano Ronaldo vazhdon të fitojë trofe, pasi iu dorëzua këtë të hënë cmimi i golashënuesit më të mirë të La Ligas si dhe torfeu “Alfredo Di Stefano”, si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të kampionatit spanjoll. Fjalët e yllit të Real Madrit shkuan pikërisht për legjendën e Los Blancos që u nda nga jeta në muajin korrik në moshën 88-vjecare.
“Këtë vit Don Alfredo nuk do të më shikojë. Më vjen keq, sepse e admiroja shumë, ishte një fenomen. Fakti që më krahasojmë me të është një nder dhe privilegj, si dhe më motivon më shumë për të bërë më të mirën. Ai ishte një burrë që fitoi simpatinë e gjithë botës”.

29 vjecari ka realizuar 18 gola në kampionat dhe vështirë se do të ketë rivalë për “Këpucën e Artë” në La Liga, pasi po kalonë një forëm shumë të mire këtë sezonë.

“Objektivi im është të fitoj trofe kolektiv dhe individualë. Do të punoj fort për t’i arritur. Gjithsecili ka mënyrën e tij për të menduar dhe punuar. Mua më pëqlen shumë të luaj futboll dhe të japë gjithmonë maksimumin. Nuk lodhem kurrë së fituari. Ndoshta po kaloj momentin më të mirë. Cdo vit tentoj të përmirësohem. Jam shumë i kënaqur, sepse edhe skuadra është mirë. Statastikat e mia nuk janë keq. Kërkoj gjithnjë të mësoj dicka më shumë”.
Ronaldo është pretendenti kryesor për të fituar për të tretën herë Topin e Artë, dhe të dytin radhazi, trofe që do të jepet nga FIFA në bashkëpunim me France Futboll në fillim të vitit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 12 =