TIFF mbyll edicionin e 12 –të, fitues “The medicine seller”

Kulture
202
0
sample-ad

“Tirana International Film Festival” mbylli edicionin e tij të 12, me fitues filmin “The medicine seller” me autor nga Singapori, Amos Ezra Katz. Ky ishte një edicion ku u ndanë 6 çmime për kategori të ndryshme konkurruese në garë. TIFF i cili e nisi siparin e tij me datë 3 nëntor pati një pjesmarrje prej 83 filmash nga e gjithë bota, ku një kategori ishte vetëm për fimin shqiptar.

Ndërkaq pjesa më e madhe e filmave konkurrues ishin me metrazh të shkurtër, por nuk mungonin dhe ato me me metrazh të gjatë, eksperimental, dokumentar, si dhe filma të animuar.

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se “Ura dashurie për kinemanë, janë 12 vitet e mbështetjes që Ministria e Kulturës i ka rezervuar festivalit ku në të cilin profesionistët dhe pasionantët e rinj kanë krijuar një atmosfere mjaft të veçantë në Tiranë. Filmi me metrazh të shkurtër është një kategori e cila kërkon vëmendje dhe promovim.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + sixteen =