F1, Rosberg fiton garën në Brazil dhe sfidon Hamilton për titullin kampion

Sport
223
0
sample-ad

Piloti i skuderisë Mercedes, Nico Rosberg, ka mbajtur fjalën dhe nuk është dorëzuar edhe këtë herë ndaj presionit të shokut të skuadrës, Lewis Hamilton, në pistën e Interlagos në Brazil. Gjermani, i skuadrës Mercedes, ka mbajtur kryesimin që nga starti dhe deri në fund, edhe pse në pjesën e dytë të garës i është dashur të përballej me presionin e shokut të tij të skuadrës, i cili pavarësish llogarive në favor të tij, ka tentuar deri në fund të fitojë këtë çmim të parë.

Ndërkohë, me pesë fitore në këtë sezon, Rosberg mban vendin e dytë me 17 pikë diferencë për garën e fundit ndaj kryesuesit të klasifikimit të përgjithshëm Lewis Hamilton, i cili nga 18 gara të zhvilluara deri më tani ka fituar 10.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një brazilian në podium, ku vendin e tretë të Çmimit të Madh të Brazilit u ngjit piloti vendas, Felipe Massa, i cili pavarësisht problemeve dhe gabimeve arriti të ngjitet në podium për të përshëndetur tifozërinë e tij.

Gjithashtu, një garë mjaft të mirë kanë zhvilluar edhe Jenson Buton dhe Sebastian Vettel të renditur respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, duke lënë pas tyre dy makinat Ferrari. Fernando Alonso ka dueluar për disa xhiro me Kimi Raikonen dhe ka qenë ai që e fitoi këtë përballje, duke e kaluar finishin i gjashti, ndërsa finlandezi u desh të kënaqej me vendin e shtatë.

Probleme kishte për Daniel Ricciardo, piloti tjetër i Red Bull-it, që u detyrua të tërhiqej nga kjo garë për shkak të një problemi me sistemin e frenimit në fillimin e saj.

Gara e fundit e këtij sezoni do të jetë deçizive, pasi do të vendoset edhe fituesi i titullit kampion bote për pilotë, mes Hamilton dhe Rosberg, do të jetë pas dy javësh në Abu Dhabi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × two =