De Biasi: Nëse Avdiaj luan me Schalken do grumbullohet ne kombëtare

Sport
464
0
sample-ad

Ditën e sotme tekniku i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka folur gjatë konferencës së sotme për shtyp edhe për talentin shqiptar të Schalke 04, Donis Avdijaj. De Biasi u shpreh se ka biseduar me babain e futbollisti, duke i premtuar Kombëtaren A nëse ai luan me Schalken.

“Të hënën bisedova me babain e tij, do të flas gjithashtu edhe me Di Mateon për situatën e Avdijajt te Schalke”, deklaroi tekniku De Biasi.

“Nëse lojtari do të luajë për ekipin e parë të Schalkes nuk do të ketë asnjë problem për t’u grumbulluar në kombëtare”, shtoj më tej italiani.

Gjatë këtij muaji kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje miqësore shumë të forta, kundër Francës dhe Italisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × four =