Vrasjet në pub, arrest me burg për Kostandin Xhuvanin

AktualitetKronikeKryesore
270
0
sample-ad

Konstandin Xhuvani doli para “togave të zeza” në Gjykatën e Tiranës dhe ju komunikua masa e sigurisë arrest me burg, i cili akuzohet për vrasjen e katërfishtë mëngjesin e së martës në Tiranë. Gjatë momentit të dhënies së masës së sigurisë, Xhuvani nuk ka thënë asnjë fjalë, kjo, për shkak të këshillës së dhënë nga avokati i tij. Xhuvani kishte kërkuar që mbrojtjen e tij ta bënte avokati Ardian Leka, me të cilin është përfaqësuar në proceset e tjera, por ky i fundit nuk e ka pranuar cështjen. I akuzuari kryesorë për vrasjen e 4 personave e ka pritur vendimin e Gjykatës, duke qendruar pas kafazit të hekurve me pranga në duar. 26-vjeçari së bashku me mikun e tij Erald Sida mbërritën në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie. Në sallën e gjyqit nuk ka pasur asnjë familjar të Xhuvanit, ndërsa vetë ai nuk ka dhënë shpjegime për vrasjen.
Po ashtu Gjykata vendosi, “arrest me burg” edhe për shokun e tij Erald Sida, nën akuzë për moskallëzim krimi dhe veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.
Prokuroria nuk ka pasur asnjë dyshim, se Kostandin Xhuvani, është autor i vrasjes së katërfishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në lokalin e natës “Ante Grand” në Tiranë, duke kërkuar për të arrest me burg. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se të katër viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë, pikërisht arma që iu gjet në duar Xhuvanit, teksa pas masakrës që shkaktoi, tentoi ti shpëtonte policisë. Ndërkaq arma e me të cilën kreu krimin kishte numrin e serisë të fshirë, ç’ka do ta bënte punën e Prokurorisë mjaft të vështirë nëse ai nuk do ishte kapur në flagrancë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + 18 =