Rooney: Ronaldo më i mirë se Mesi

Sport
287
0
sample-ad

Wayne Rooney beson se ish-bashkëlojtari Critiano Ronaldo e ka parakaluar tashmë Lionel Messin në garën për futbollistin më të mirë të botës. Kapiteni i Manchester United i thur elozhe dhe voton për ish shokun e tij të skuadrës, duke shprehur bindjen se portugezi po kalon një moment magjik, duke eklipsuar madje edhe argjentinasin.

“Besoj se Cristiano Ronaldo do ta fitojë sërish Topin e Artë. Ai ëshë një lojtar i pabesueshëm dhe ka një karrierë të shkëlqyer përpara edhe për 2 apo 3 vitet e ardhshme. Mendoj se e ka parakaluar Lionel Messin në duelin për lojtarin më të mirë të botës, prandaj do të jetë e vështirë që trofeun edhe këtë vit ta fitojë dikush tjetër”.

Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në vitin 2013 dhe mbetet më i favorizuari në këtë garë edhe për trofeun që do të dorëzohet në muajin Janar në Zyrih.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 17 =