Franca me “Yje” në ndeshjen me Shqipërinë

Sport
303
0
sample-ad

Në ndeshjen ku Shqipëra do të përballet me Kombëtaren Franceze do të ketë në fushë gjith yjet e gjelave. Ishte trajneri i Francës, Didier Deschamps publikoi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për takimin miqësor me Kombëtaren Shqiptare dhe atë të 4 ditëve më vonë kundër Suedisë. Në listë nuk mungojnë “Yje” si Karim Benzema, Paul Pogba, Antoinne Griezman, Cabaye, Raphael Varane, Sagna e Hugo Lloris.
Përveç yllit të Bayern Munchen Franck Ribery i cili ka deklaruar tërheqjen nga kombëtarja, e vetmja mungesë për sa i përket emrave të rëndësishëm është ajo e Patrice Evra, i cili është i dëmtuar. Megjithatë kjo kombëtare vjen në këtë përballje me shumë futbollistë të njohur në boshtin e vet.
Përballja mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet në 14 nentor, ndërkohë që FSHF në faqen e saj zyrtare në internet njofton se pranë saj janë ende në shitje biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë që ndahen në dy kategori të ndryshme me cmimet respektive 15 dhe 65 euro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × four =