Çelet ekspozita me foto të regjimit komunist çek në Tiranë

KultureUncategorized
281
0
sample-ad

Dje në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita “Nga Pranvera e Pragës në Revolucionin e Kadifenjtë”. Ekspozita përbëhet nga punime të fotografëve të njohur çekë nga viti 1968 deri më 1989, ku nëpërmjet 60 fotove rrëfehet historia e regjimit komunist në Çekosllovaki duke filluar nga procesi i reformës Pranvera e Pragës në vitin 1968 e ndjekur nga vetëflijimi i studentëve të rinj Jan Palach dhe Jan Zajíc në fillim të vitit 1969, dhe përfundon me Revolucionin e Kadifenjtë – një manifestim paqësor i studentëve dhe protesta kundër regjimit komunist më 17 Nëntor 1989.
Kjo ekspozitë u organizua nga Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë me kujdesin e veçantë të  Kryetarit  të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta dhe Z. Jan Hamaçek, Kryetar i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës të cilët ishin të pranishëm në hapjen e ekspozitës. Ne këtë ceremoninë të çeljes ndodhej gjithashtu edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli, e cila në fjalën e saj vlersoi lëvizjen çeke si një si një shembull i mirë referimi për kalimin e pushteteve nga totalitarizmi në demokraci.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 18 nëntor 2014, në Hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 2 =