Ushqimet që nuk duhet të përdorim mbas orës 8 të mbrëmjes

Shendeti
282
0
sample-ad

Ju gjatë ditës mund të bëni gjërat e duhura, hani pastër, flini mjaftueshëm etj. Vaktet që hani pas darkës në mbrëmje vonë mund të sabotojnë humbjen e yndyrës dhe muskujt e fituar nga pushimi. Për një natë të mirë e të pushueshme, duhet patjetër të tejkalojmë disa ushqime mbas orës 8 të mbrëmjes.
Çokollata e errët – është një vakt i shëndetshëm që përmban magnesium e antioksidant, ajo gjithashtu përmban kafeinë, e cila mund t’ju lë zgjuar.
Gjalpi prej arre – Po, arrat janë një burim i shëndetshëm i yndyrës dhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Fatkeqësisht, yndyrat shumë ngadalë treten dhe do të qëndroj në stomakun tuaj gjatë gjithë natës nëse konsumohet në sasi të madhe.
Alkooli – ju e dini se konsumimi i tepërt është i tmerrshëm për trupin tuaj nëse jeni duke u munduar të formoni muskuj, dhe gjithashtu përcanë periudhat e gjumit, dhe ju nuk do të ndiheni të rigjallëruar në mëngjes.
Ushqimet e panevojshme janë ato që shpesh herë i konsumojmë si vakte të vonshme siç janë kekët e ndryshëm, ëmbëlsira në përgjithësi e që sipas një studime, këto ushqime mund të shkaktojnë edhe në një natë me gjumë të parehatshëm. Për gjumë të qetë shmangni ushqimin pikant dhe me erëza para se të flini, siç mund të jenë krahë pule, të cilat rrisin temperaturën e trupit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 3 =