Koha e dyfytyrësisë së qeverisë ka mbaruar

KomentOpinion
165
0
sample-ad

Nga: Edi RAMA


Qysh në sekondën kur mora lajmin e rëndë për këtë ngjarje ishin prindërit e të vrarëve dhe prindërit e autorëve të dyshuar që më erdhën në mëndje. Arrij ta kuptoj se ç’mund të ndjejnë nënat, baballarët, të afërmit e miqtë e katër të vrarëve, por edhe për faktin se i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen e tyre është djali i një deputeteje. Ky fakt e bën të pamundur edhe për opinionin publik që të mos jetë i pandjeshëm ndaj një krimi që i mori jetën katër personave.
Historia e gjithë këtyre viteve të vështira gjatë viteve të krimit ka gjetur të përzier edhe fëmijët e njerëzve të politikës. Fëmijët e njerëzve të politikës në gjithë këto vite kanë qenë të përzierë për të përbaltur prindërit e tyre, nuk ka qenë një histori e denjë as për vendin e as për politikën.
Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar tek njerëzit e zakonshëm idenë se ka një ligj për fëmijët e tyre, e një për fëmijët e politikanëve. Apo se ka dy shtete, një për politikanët e familjet e tyre, e një për njerëzit e tjerë. Shkurt një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull, e një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë. Unë nuk e di sesa nga fëmijët e politikanëve që u bënë pjesë e historisë së krimit në këto vite, e sa prej tyre janë pre e situatave. Por sot unë di me siguri se koha e dyfytyrësisë së qeverisë me kundravajtësit ka marrë fund me 23 qershor. Koha e djalit që nxirrte babën përpara për të mohuar baxhanakun e tij nga foltorja e kuvendit ka marrë fund.
Ka mbaruar koha e kryeministrit që çonte truprojat e veta për të blerë me para përkrahjen e familjes së një të vrari në 21 janar. Nuk e di çdo kishte bërë qeveria e asaj kohe nëse në një vrasje në një lokal nate do ishte përfshirë djali i një politikani prej tyre.

Sot u provua se Policia e Shtetit është në krye të detyrës ndaj kujto qoftë që i del përpara si objekt i punës së saj. E kam fare të pamundur ta mendoj se në atë kohë do të ndryshonte ndonjë gjë, rruga e qeverisë për fëmijët në fjalë nga rruga e qeverisë që nxori në rrugë vrasësit e 21 janarit. Nëse herët e tjera e kam ngritur zërin ndaj gjyqtarëve për të vendosur drejtësi, nuk do ta ul sot.
Nëse mesazhi i tërheqjes së Luiza Xhuvanit duhet t’i shërbejë si shembull politikës, duhet t’i shërbejë edhe gjykatësve të vendit si dëshmi se çfarë ka ndryshuar në këtë vend. ligji është njësoj për të gjithë fëmijët. Zyrat janë tonat, pushteti është i popullit, fëmijët janë tanët, dhe drejtësia është e barabartë për të gjithë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =