5 këshilla për të arreduar kuzhinën tuaj!

Tendence
305
0
sample-ad

Dëshironi që të keni një kuzhinë të arreduar mirë dhe të jetë funksionale? Më poshtë do të rendisim disa nga rregullat për ta bërë qëndrimin në kuzhinë sa më të rehatshëm.

1: Të njihni mirë hapësirën që ju dispononi.  Hapësira në dispozicion është një kriter i rëndësishëm që do të përcaktojë formën e kuzhinës tuaj. Ju duhet të shihni së pari përmasat dhe vendndodhjen e dyerve dhe dritareve, më pas tubacionet e ujit, të energjisë elektrike dhe gazit.

2:Duhet të përcaktoni një buxhet. Mos harroni të përfshini në të edhe pajisjet elektro-shtëpiake.

3: Merrni kohën e duhur. Bëhet fjalë për një investim afatgjatë dhe çdo gjë që mund të harroni mund të shkaktojë probleme. Mos hezitoni të kërkoni online për të mësuar më shumë rreth produkteve që ju nevojiten për të rregulluar kuzhinën tuaj.

4: Fokusohuni tek funksionaliteti. Duhet të respektohet trekëndëshi i ashtuquajtur i aktivitetit: lavamani, soba, frigoriferi duhet të jetë sa më afër të jetë e mundur për të reduktuar lëvizjen.

5: Një vendosje e mirë. Në mënyrë që të keni hapësirën e mjaftueshme që të kuzhinën tuaj të vendoset kabina, lavamani, elektro-shtëpiaket, soba, tavolina e punës si dhe tavolina e ngrënie së bashku me karriget.

Nëse i keni zbatuar të gjitha këto kritere kuzhina juaj do të jetë sa më komode.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + 11 =