"BMW" prezanton "X5M" dhe "X6M"

Auto
198
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4801″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Prodhuesi gjerman i veturave “BMW”, pritet të prezantoi zyrtarisht modelet e rifreskuara të “X5” dhe “X6M” në panairin ndërkombëtarë në Los Angeles. Gjiganti bavarez “BMW” ka zbuluar fotografitë dhe detajet e para teknike të gjeneratës së re të versioneve “M” nga modelet “X5” dhe “X6”. Këto vetura janë të pajisura me motor të forcuar “V8”, që i bën të jenë veturat më të fuqishme serike të BMW që bëjnë tërheqjen e veturës më të katër rrotat.
Edhe pse janë prezantuar me një vit diferencë, derisa “X5” i ri u prezantua në gjysmën e parë të vitit të kaluar kurse “X6” në korrik të këtij viti, variantet e tyre “M” do të kenë premierën e përbashkët në Los Angeles. Vizualisht “X5” dhe “X6” do dallojnë nga versionet standarde të krosoverëve të “BMW”, para se gjithash nga hapësirat për ventilim të cilët marrin gjithë pjesën e mbrojtësit të përparmë. Që të dyja janë të ristilizuara si në mbrojtës ashtu dhe në gypat e fryrë. Por që të përshtateshin sa më mirë në mbajtës fellnet 20 inç me rrota të profilit të ultë, “Pirelli P Zero” (285/40 para dhe 325/35 pas),”BMW” është dashur të rris hapësirën në mes boshteve. Por si opsion janë edhe rrotat “Michelin Pilot Super Sport UHP” (285/35 para dhe 325/30 pas), si dhe fellnet 21 inç.
Ndërkaq shoferi dhe pasagjerët e tjerë në kabinë e cila është orientuar stili sportiv sipas logos “M”, do të ndjejnë luksin në karriget e lëkurës. Por të gjitha këto ndryshime kozmetike nuk do të ishin të rëndësishme, nëse “BMW” nuk do ti kishte pajisur këto vetura me motorin me 4.4 litra “Twin-turbo “V8”. Për dallim nga gjenerata e kaluar, fuqia motorike është rritur për 20 kuaj fuqi, kështu që ai tani prodhon 575 kuaj fuqi. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat falë transmisionit të ri automatik M Steptronik me tetë shpejtësi. “BMW X5” dhe “X6 M” u duhen vetëm 4.2 sekonda që të kapin shpejtësinë nga 0-100 km/h, derisa shpejtësia maksimale shënon 250 km/h. Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se këto dy veturat pritet të jenë të disponueshme nëpër auto-sallone në Evropë nga shkurti i vitit të ardhshëm, kurse çmimi fillestar në Gjermani do të sillet nga 114.300 euro për “X5M” dhe 117 për “X6M”.[/vc_column_text][vc_single_image image=”4802″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4803″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4804″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4805″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4806″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4807″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_single_image image=”4808″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × two =