Vrasja me eksplozivë, gjykata jep pafajësi për fajtorët, dënon djalin e viktimës

AktualitetKryesore
146
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4734″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga: Gëzim Ashimi[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nga katër të pandehur për çështjen e vrasjes së një gruaje me ekspoloziv asnjë nuk penalizohet, por është i dënuar vetëm djali i viktimës. Ndërsa gjykatat e Korçës, si ajo e Faktit edhe e Apelit, vazhdojnë pingpongun e gjykimit të kësaj çështjeje edhe kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja tragjike. Këto ditë pritet që Gjykata e Apelit, të fillojë për herë të dytë shqyrtimin gjyqësor për vrasjen me eksploziv të 57 vjecares Liljana Xoke. Kjo pasi nga ana e Gjykatës së Faktit është dhënë në mënyrë të përsëritur i njëjti vendim: ai që nxjerr të pafajshëm katër punonjësit e komunës Mollas që akuzohen për përgjegjësi në këtë vrasje. Ndërkaq, i vetmi që është i dënuar në këtë histori, është djali i viktimës, Genti Xoke, i cili reagoi në mënyrë të pakontrolluar kur u shpall vendimi që nxirte të pa lagur katër të akuzuarit. Ai thotë se është dënuar me afro një vit e gjysëm dënim me kusht, ndërsa nga ana e organit të akuzës ishte kërkuar dënimi me 2 vjet heqje lirie. Genti Xoke, në gjaknxehtësi e sipër, kur u dha vendimi u turr mbi prokurorin e cështjes, mbi gjykatësit e madje tentoi ti rrëmbente pistoletën edhe një polici. Dhe ironia vazhdon akoma sepse ai rrezikon seriozisht burgun. Nuk është në gjendje ekonomike që të paraqitet çdo javë dhe vazhdimisht për afro një vit e gjysëm pranë shërbimit të provës, dhe ka kërkuar që të dënohet me gjykim të shkurtuar duke vuajtur një muaj burgim. Me një fëmijë të paralizuar dhe gruan e sëmurë, ai ka mjaft telashe për të përballuar jetën dhe kostoja e ardhjes në Korcë për tu paraqitur tek shërbimi i provës i duket e papërballueshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Historia e ngjarjes dhe gjykimit[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Nxjerrja e tubave metalikë të një ujësjellsi të amortizuar me eksploziv artizanal, ka qënë një iniciativë e Komunës së Mollasit, e cila u ndërpre kur kjo punë pati një viktimë.
Në datën 24 maj të vitit 2012, shpërthimi me eksploziv artizanal bëri që një pjesë tubi metalik, me peshë afro 30 kilogramë, të shkëputej dhe të godiste për vdekje në kokë 57-vjeçaren Liljana Xoke.
Ditën që ndodhi ngjarja, familjarët e saj u thirrën nga policia të japin dëshminë e tyre, ndërsa komuna shpejtoi të vendoste afro 10 metra tubacione për të justifikuar ndërhyrjet e saj me shpërthime eksplozivi. Kryetari i komunës, Artur Nazarko, mësohet se dha një shpërblim prej 250 mijë lekësh të vjetra për familjen e viktimës, por kjo ndihmë e konsideruar si qesharake dhe vetëm sa për të mbyllur gojën, u shpërfill nga djemtë e gruas së vrarë. Katër persona, konkretisht përgjegjësi i punëve publike në Komunën e Mollasit, punëtori i pastrim-gjelbërimit të kësaj komune, kryeplaku i fshatit Mollas dhe një punëtor krahu, u morën të pandehur për vdekjen e 57-vjeçares Liljana Xoke.
Djali i saj thotë se në proçesin gjyqësor të zhvilluar herën e parë në Gjykatën e Faktit në Korçë, e kanë ndjerë veten të përjashtuar nga ky gjyq. Sipas tij, familjarët e viktimës vetëm sa ishin të pranishëm në sallë, sepse nuk u lejohej as të merrnin fjalën e jo më të jepnin dëshminë e tyre. Akuza që u ngrit ndaj katër të pandehurve, ishte ajo e prodhimit dhe vendosjes pa leje të lëndëve plasëse. Me këtë akuzë, tre prej të pandehurve u dënuan me nga dy vite heqje lirie secili, ndërsa përgjegjësi i punëve publike në Komunën e Mollasit u shpall i pafajshëm. Edhe kjo masë dënimi nuk u pranua prej të pandehurve, sepse ishin ata që e apeluan çështjen, duke kërkuar pafajësi, siç u dha për përgjegjësinë e punëve publike në komunë. Nga kjo kërkesë e tyre, çështja mori tjetër rrjedhë. Gjykata e Apelit në Korcë, duke konstatuar parregullsi e shkelje si në shqyrtimin gjyqësor edhe në dhënien e vendimit, u shpreh që kjo çështje të gjykohet nga e para por me një tjetër trup gjykues. Familjarët e viktimës shpresuan që rigjykimi i çështjes do të vendoste sadopak drejtësi. Por, Gjykata e Faktit në Korcë dha sërish një vendim që nxjerr të pa lagur katër të pandehurit, a thua se përdorimi pa leje i lëndëve plasëse nuk pati asnjë pasojë. Rrebelimi i djalit të viktimës kur u dha ky vendim, i kushtoi atij dënimin afro një vit e gjysëm me kusht. Genti Xoke, mendon se ky dënim është dhënë ndaj tij më shumë në formë presioni, që ta pengojë për interesimin e mëtejshëm, tani që me kërkesë të Prokurorisë dosja për vdekjen e nënës së tij i është dërguar sërish Gjykatës së Apelit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × two =