Vlorë, tentuan të grabisnin bankën, policia i kap në flagrancë

AktualitetKronike
166
0
sample-ad

Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisnin pasditen e sotme një bank të nivelit të dytë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ku dy persona të armatosur kanë hyrë në bank duke kërcënuar punonjësit për të grabitur lekët që ju ndodheshin në arkë. Por kjo gjë nuk u arrit me suksesë nga grabitësit, pasi policia ka mbritur në vendgjarje dhe ka kryer arrestimin e personave në momentin e hyrjen në bank.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se personat e arrestuar janë, Irakli Halilaj dhe Skënder Lamaj, si dhe kanë sekuestruar veshjet dhe armën me të cilën ata do të grabisnin bankën.
Policia sqaron se ka arritur ti kapë në flagrancë dy autorët, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × three =